Tuchel ironizon

Futboll

Tuchel ironizon

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 22:07
Tuchel

“Bavarezët” e Bayern Munich i janë përgjigjur menjëherë kritikave, pas atij eleminimi të turpshëm nga Kupa e Gjermanisë, nga skuadra e kategorisë së 3-të, Saarbrucken, teksa mbrëmjen të shtunës kanë fituar me spektakël “klasiken” e futbollit gjeman, ndaj “verdhezinjve” të Borussia Dortmund.

Në deklaratën për shtyp, pas ndeshjes, tekniku Thomas Tuchel u shpreh se skuadra e tij bëri një punë shumë të mirë.

Tekniku gjerman iu përgjigj të gjithë kritikëve të ditëve të fundit, me në krye Lothar Matthaus, duke thënë me ironi se ndoshta edhe triumfi me katër gola për ta mund të mos mjaftojë, për të harruar eleminimin nga Kupa.

“Për një skuadër që nuk ka bërë progres dhe ka marrëdhënie të këqija me trajnerin, mendoj se Bayerni ka bërë mirë sot. Për të tjerat pyesni ekspertët…Mund të thoni çfarë të doni, është puna juaj dhe unë nuk dua të hyj në këtë diskutim.

Fituam 4-0, por sipas jush duhet të bëjmë ende një pikë kthese”,- u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat