Kryetrajneri i Prishtinës: Me gabimin tonë kemi pësuar golin e barazimit

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Me gabimin tonë kemi pësuar golin e barazimit

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 22:26
Emmanuel Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka thënë se skuadra e tij është dashur që ta përfundojë çështjen e fituesit në pjesën e parë të ndeshjes me Llapin.

Prishtina barazoi në shtëpi me Llapin me rezultat 2-2, ndërsa pas pjesës së parë ishte duke fituar.

“Pjesa e dytë ndryshoi pasi morëm kartonin e kuq.

Me gabimin tonë kemi pësuar golin e barazimit”.

“Si ka shkuar loja, është dashur që ta mbyllim çështjen e fituesit që në pjesën e parë.

Duhej të kishim epërsi prej tri golash. Po të realizonim rastet edhe kartoni i kuq pak do të ndryshonte.

“I përgëzoj çunat pasi kanë luftuar që të marrin një pikë. Çdo gjë që kemi bërë në stërvitje e kanë zbatuar në fushë”, ka thënë Egbo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat