Kryetrajneri i Shkupit: Ju lumtë djemve, vazhdojmë tutje

Futboll

Kryetrajneri i Shkupit: Ju lumtë djemve, vazhdojmë tutje

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 23:36
Zhizhoviç

Sukseset e FC Shkupit padyshim se janë meritë e futbollistëve, por një pjesë të madhe e ka edhe trajneri Mlladen Zhizhoviç, i cili nga ardhja te Shkupi nuk di për disfatë.

Nga 11-t ndeshjet që ekipi ka luajtur nën komandën e tij, nuk ka asnjë disfatë, ka shënuar 9 fitore (dy në garat e Kupës) dhe ka dy barazime (një në miqësore).

Sigurisht se fitoret në duelet derbi, pa marrë parasysh forcën e kundërshtarit janë shumë të dëshiruara, ndërsa sot ekipi shkupjan shënoi fitore në duelin ndaj Vardarit 2:0.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Zhizhoviç, i cili edhe një herë ka lavdëruar futbollistët, duke thënë se kanë një arritje të madhe gjatë këtyre dy muajve.

“Po thjesht një derbi që nuk dha shumë lojë kualitative, por atë që ne e donim edhe e morëm, fitore pa gol të pranuar.

Mysafirët u treguan ekip e fortë, ishin më të pushuar se ne pasi ndeshjen e kaluar pak sa e kishin kombinuar me futbollist.

Për ne ishte fitore shumë rëndësishme, pasi po vazhdojmë të rrugën tonë dhe vazhdojmë tutje që të pushojmë pak nesër, pasi na pret të mërkurën ndeshja e radhës kundër Rabotniçkit në kuadër të Kupës dhe do të shohim se sa ekipi do të jetë i freskët, me të cilët luajtëm javën e kaluar por ata kishin një ditë më shumë të lirë. Na pret një fushë e vështirë nga fakti se nuk mundë të tregosh aty kualitete. Me rëndësi është që të pushojmë.

Vërtet dua që të uroj futbollistët të cilët ndoshta po japin edhe më shumë nga mundësitë e tyre. Atë që kanë bërë gjatë këtyre dy muajve, nuk e di nëse ka ndonjë ekip tjetër në rajon që ka arritje të këtillë. Pra ju lumtë djemve dhe vazhdojmë tutje”, ka thënë Zhizhoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat