Ancelotti: Nuk është ende momenti për Guler

Futboll

Ancelotti: Nuk është ende momenti për Guler

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 08:18
Arda Guler

Real Madrid ka barazuar të dielën në mbrëmje me Rayo Vallecano, 0-0, në kuadër të xhiros së 12 të La Ligas spanjolle.

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti është pyetur për Arda Guler, duke thënë se ende nuk është momenti i tij.

“Nuk është momenti i duhur që ta inkuadrohet në lojë. Kemi folur dje, nuk ka nevojë të ngutemi. Sigurisht që Arda do të luajë së shpejti.”, tha Ancelotti.

18 vjeçari u transferua këtë verë nga Fenerbahce dhe ende nuk ka debutuar në gara me Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat