​Diaz: Ma lironi babain

Futboll

​Diaz: Ma lironi babain

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 08:28
​Diaz: Ma lironi babain

Sulmuesi i Liverpoolit Luis Diaz ka folur për dëshpërimin dhe shqetësimin e tij , derisa ka bërë thirrje që babai i tij të lirohet.

Prindërit e anësorit të Liverpoolit u rrëmbyen nën kërcënimin e armëve në Kolumbi javën e kaluar.

Nëna e tij është gjetur që atëherë, por babai i tij mbetet i zhdukur, përcjellë KosovaPress.

Ushtria Nacional Çlirimtare (ELN), një organizatë guerile e krahut të majtë, qëndron pas këtij rrëmbimi.

Diaz bëri thirrjen e tij pasi u inkuadrua në lojë nga pankina për të shënuar golin e barazimit për Liverpoolin ndaj Lutonit të dielën në Premier Ligë.

26-vjeçari e shënoi golin duke zbuluar pastaj një bluzë me një mesazh ku shkruhej “Liri për babin” dhe këtë e pasoi me një postim në Instagram ku shkruhej.

“Sot nuk po ju flet futbollisti, sot po ju flet Lucho Diaz, djali i Luis Manuel Diaz. Mane, babi im, është punëtor i palodhur, shtyllë në familje dhe e kanë rrëmbyer. Kërkoj nga ELN lirimin e shpejtë të babait tim dhe u kërkoj organizatave ndërkombëtare që të punojnë së bashku për lirinë e tij. Çdo sekondë, çdo minutë, ankthi ynë rritet. Nëna ime, vëllezërit e mi dhe unë jemi të dëshpëruar dhe pa fjalë për të përshkruar atë që po ndjejmë. Kjo vuajtje do të marrë fund vetëm kur ta kemi atë në shtëpi. Ju lutem ta lironi menjëherë, duke respektuar integritetin e tij dhe duke i dhënë fund kësaj pritjeje të dhimbshme sa më parë.”.

Paraqitja e Diaz në fushë si zëvendësues në minutën e 83-të në Kenilëorth Road ishte e para që nga rrëmbimet më 28 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat