Ancelotti pas barazimit me Vallecano-n: Ne e merituam fitoren

Futboll

Ancelotti pas barazimit me Vallecano-n: Ne e merituam fitoren

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 09:27
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Rayo Vallecano-s.

“Los Blancos” nuk ia dolën të marrin më shumë së një barazim pa gola në duel me Vallecano-n.

Megjithatë, strategu italian është i bindur se skuadra e tij bëri ndeshje të mirë, dhe sipas tij, Reali e ka merituar më shumë së një barazim.

“Gjuajtëm 22 herë në portë, ishim agresivë, por ndonjëherë ndodh që të mos shënojmë”, tha Ancelotti.

“Zëvendësime me vonesë? Askush nuk e meritonte të largohej, sepse ne po luanim një ndeshje të mirë. Ne e merituam fitoren. Skuadra tregoi karakter dhe kjo më mjafton”, ka theksuar tekniku italian.

Real Madrid mbetet në pozitën e dytë me 29 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Girona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat