Shaqiri po stërvitet me Luganon në Zvicër

Futboll

Shaqiri po stërvitet me Luganon në Zvicër

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:00
Xherdan Shaqiri

Pasi humbi play-offin e MLS-SË, Xherdan Shaqiri është kthyer në Zvicër për të qëndruar në formë si vitin e kaluar me klubin partner të Çikagos, Lugano.

Njoftimi është bërë nga skuadra e Luganos ku thuhet se 32-vjeçari do të përgatitet për kualifikueset e Kampionatit Evropian më 15 nëntor në Hungari kundër Izraelit, më 18 nëntor në Bazel kundër Kosovës dhe më 21 nëntor në Bukuresht kundër Rumanisë.

Vetë Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që do të stërvitet në Lugani.

“Faleminderit FC Lugano. Pres me padurim që nga e hëna të përgatitem sërish për kombëtaren”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat