Shtyhet ndeshja Mallorca-Cadiz, shkak Kosova

Futboll

Shtyhet ndeshja Mallorca-Cadiz, shkak Kosova

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 13:19
Vedat Muriqi

Është pranuar propozimi i La Ligas për shtyrjen e ndeshjes Mallorca Cadiz, e paraparë të zhvillohet këtë të diele më 12 nëntor.

Kjo pasi përkon me ndeshjen Kosovë-Izrael, e në këtë përballje është ftuar futbollisti Vedat Muriqi, i cili luan për Mallorcan.

La Liga ka hedhur akuza te FIFA për caktimin e orarit, meqë nuk janë pyetur në lidhje me këtë.

Përndryshe, të gjitha ndeshjet e Izraelit u shtynë për shkak të luftës që filloi atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat