Pensionohet në moshën 27-vjeçare lojtari që i shënoi Unitedit

Futboll

Pensionohet në moshën 27-vjeçare lojtari që i shënoi Unitedit

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:08
Futbollisti Ken Bryan

Futbollisti Ken Bryan është pensionuar në moshën 27-vjeçare pas problemeve të shumta me lëndime.

Bryani njihet më së shumti për njërin prej golave në fitoren e befasishme të Sheffield Unitedit ndaj Manchester Unitedit në Premier Ligë, në stinorin 2020.

Mbrojtësi i cili së fundmi luajti për West Bromwich Albionin, numëronte 13 paraqitje në Premier Ligë.

Ai kishte qenë pjesë e akademisë së Manchester Cityt, duke kaluar më pas kohë në klube si Bury, Oldham e Bolton.

Bryani zbuloi që kishte marrë rekomandimin të mos luajë më për shkak të një problem të rëndë në gju.

“Pas dy vjetësh beteje me lëndimin në gju, fatkeqësisht pas këshillës mjekësore ka ardhur koha që t’i them lamtumirë lojës së futbollit”, ka shkruar Bryan në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat