Abilaliaj i lumtur: Fitore bindëse e Partizanit, fokusi te ndeshja e radhës

Futboll

Abilaliaj i lumtur: Fitore bindëse e Partizanit, fokusi te ndeshja e radhës

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 20:20
Arbër Abilaliaj

Numri një i pankinës së Partizanit, Arbër Abilaliaj komentoi fitoren 4-1 me Vllazninë.

“Fitorja më bindëse, një ekip agresiv me intensitet. Ata që futen bëjnë akoma më mirë se ata që dolën, Grup i jashtëzakonshëm, sot ishte çdo gjë perfekte. Kualitet në çdo aspekt. Ndeshja më e mirë e Partizanit që nga fillimi deri tani.

Vazhdojmë të fitojmë, vazhdojmë edhe të kërkojmë trajner. Por, e rëndësishme është që vazhdojmë të fitojmë. Synimi ka qenë të arrinim në këtë pikë. Kupat e Europës ulën pak lojtarët kryesorë, por sot ishte gjithçka perfekte. Një ekip agresiv dhe që bën presion deri te portieri. Mjafton të shohim Rrapajn që bëhet agresiv i cili njihet për teknikën e tij, imagjino të tjerët. Më kënaq ky ekip.

Besimi ka qenë i madh te të gjithë lojtarët, pjesa me e madhe te mosha e re. Përzgjedhjet kanë qenë për të patur vitalitet dhe futbollistë që duan të mësojnë. Ishte e thjeshtë pasi kemi një konkurencë të shëndoshë në skuadër. Fitore pas fitore, futbollistët duan të bëhen pjesë e këtij suksesi.

Me mbarimin e kësaj ndeshje, lojtarët po bëjnë seancë stërvitore. Masat i kemi marrë që tani. Fokusi është gjithnjë te ndeshja e radhës, fitorja e radhës, pavarësisht ku shkon, Partizani është Partizan dhe shkon për fitore.”  tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat