Juventus nis bisedimet

Futboll

Juventus nis bisedimet

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:07
Allegri e Bremer

Vijon procesi i rinovimit të kontratave te Juventus.

Pas Nicolo Fagioli dhe Manuel Locatelli, i treti në listën e drejtorit sportiv Cristiano Giontoli është mbrojtësi brazilian Gleison Bremer.

Ideja e klubit bardhezi është që t’ia shtyjë kontratën deri në vitin 2028.

Kontrata aktuale e Bremer skadon në vitin 2027, por klubi synon t’ia shtyjë edhe me një vit, duke i rritur rrogën. Kjo konfirmon besimin që trajneri Allegri dhe klubi kanë te mbrojtësi 26-vjeçar, në sezonin e tij të dytë me fanellën bardhezi (u ble për 50 milionë euro nga Torino).

Këtë sezon, mbrojtja është arma më e fortë e Juventus, teksa në 8 ndeshje në kampionat bardhezinjtë nuk kanë pësuar gol. Menaxheri i lojtarit pritet të mbërrijë javën e ardhshme në Torino për të diskutuar, teksa nuk dihet ende nëse lojtari ka dëshirë të rinovojë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat