Muça: Partizani e Egnatia kanë krijuar diferencë

Futboll

Muça: Partizani e Egnatia kanë krijuar diferencë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:22
Muça

“Partizani konfirmoi se është në një formë të mirë, bashkë me Egnatian”. Kështu është shprehur Shkëlqim Muça në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, në analizën e tij për ndeshjet e javës së 12-të të “Abissnet Superiore”.

Dominimi i Partizanit ndaj Vllaznisë - “Partizani dhe Egnatia, unë këtu fus edhe Tiranën, kanë krijuar një diferencë, do luftojnë deri në fund. Vllaznia është një situatë të vështirë.

Ndryshimi i trajnerit shkon për mirë, por shkon edhe për keq. Kur vjen një trajner i ri bën një ndryshim, por në faktë lojtarët janë po ata. Po ti shikosh lojtarët në veçanti, diçka më shumë duhet bërë. Vllaznia duhet të ketë më shumë besim tek të rinjtë”.

Fitorja e Egnatias - “Erzeni e kishte përgatitur mirë ndeshjen, e vuri në vështirësi Egnatian me agresivitet. Por ajo fushë te jep mundësinë të qarkullosh topin kur ke cilësi dhe rrogozhinasit e kanë këtë cilësi. E administroi mirë lojën, pavarësisht se e vuri në diskutim rezultatin në dy momente”.

Barazimi i Skënderbeut me Tiranën - “Skënderbeu meritonte më shumë se sa mori, loja e Tiranës ishte pa nerv. Korçarët e vunë në vështirësi kundërshtarin, me lojën që bënë mund të kishin shënuar përsëri, sidomos në fund”.

Barazim mes të barabartëve - “Të dyja skuadrat, Kukësi dhe Dinamo, donin të fitonin. Fusha është e dëmtuar, e prish bukurinë e ndeshjes. Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Të dyja skuadrat do të luftojnë aty ku janë, nuk mendoj se mund të bëjnë ndonjë surprizë”.

Barazimi i Teutës me Laçin - “Ishte një ndeshje e barabartë. Sigurisht që të pësosh gol në fund të vjen keq, por ishte një lojë e barabartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat