Sancho me shumë gjasa largohet në janar

Futboll

Sancho me shumë gjasa largohet në janar

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:59
Jadon Sancho

Pas polemikave të fundit, ka një ndarje totale mes Mancehster United dhe Jadon Sancho.

Talenti anglez prej disa javësh është vendosur në “cepin e klasës” nga trajneri Ten Hag, aq sa nuk mund të stërvitet me skuadrën dhe nuk mund të përdorë ambientet e klubit, përve1# atyre të dedikuara për akademinë.

Megjithatë, tani situata është përkeqësuar më shumë, pasi sipas mediave britanike, ish-lojtari i Dortmund është hequr edhe nga grupi i Whatsapp që klubi ka, aty ku komunikojnë trajneri, stafi teknik dhe klubi me lojtarët.

Ky është një veprim që e vërteton edhe më shumë faktin që Manchester United dëshiron të heqë dortë përfundimisht nga sulmuesi anglez dhe ta shesë atë diku tjetër gjatë merkatos së janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat