​“Për shkak të ndjeshmërisë së situatës...”, “Dardanët” dalin me njoftim para ndeshjes Kosovë-Izrael

Futboll

​“Për shkak të ndjeshmërisë së situatës...”, “Dardanët” dalin me njoftim para ndeshjes Kosovë-Izrael

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit që do të zhvillohet të dielën në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian.

Pak ditë para ndehsjes, grupi i tifozëve “Dardanët”, përkatësisht kryetari i tyre, Lulzim Berisha ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm që ka të bëjë me tifozët.

Në njoftimin e lëshuar bëhet thirrje për ruajtje të qetësisë dhe për mbështetje sportive duke mos parë asnjë anë tjetër të situatës, bazuar kjo në mundësitë që situata të tensionohet për shkak të zhvillimeve mes Izraelit dhe Palestinës.

Tutje në këtë njoftim është bërë e ditur se organet e sigurisë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që gjithçka që shkojë sipas rregullave dhe të mos ketë incidente.

Ja njoftimi i plotë:

Të dielën presim Izraelin në Prishtinë. Në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të jemi të gjithë në nivel të detyrës dhe mos të lejojmë të bëhet asnjë lëshim. Nga fillimi deri në fund duhet të jetë vetëm një ndeshje sportive, pasi qëllim tjetër nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Për hir të interesave tona si vend, si kombëtare dhe si futboll vendor, duhet të përpiqemi që animin ta bëjmë sa më korrekt dhe energjitë t’i përqendrojmë vetëm te vetja, respektivisht tek inkurajimi i futbollistëve tanë për të nxjerrë një rezultat sa më pozitiv.

Organet e rendit dhe sigurisë kanë marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mbarë dhe në respektim të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë dhe harmoni do të angazhohemi që të gjithë që mos të lejojmë kurrfarë skenarësh tjera.

Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë. Në fushë kemi përballë një kundërshtar, kurse në tribuna kemi detyra që përkojnë vetëm në mbështetje të ekipit tonë kombëtar.

Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, paralajmërojmë secilin anëtar të Dardanëve që do të pajiset me biletë të personalizuar, me emër dhe mbiemër. Masa këto të ndërmarra me rekomandim të Policisë së Kosovës.

Pra, sfida kundër e Izraelit është ndër të fundit që do t’i luajmë këtë vit. Të shërbejë për një fitore, për rikthim të entuziazmit dhe përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat