Mbappe: Ky është futbolli në ditët e sotme

Futboll

Mbappe: Ky është futbolli në ditët e sotme

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:20
Mbappe

PSG-ja u mposht në Champions përballë Milanit duke e bërë më të vështirë kualifikimin nga “Grupi i Ferrit”. Kilië Mbape foli për sa i përket situatës me Donarumën dhe pritjes që tifozët e Milanit i bënë atij.

Ai e quajti këtë gjë si pak të tepruar dhe se skuadra u mundua ta mbronte portierin italian aq sa kishte mundësi.

“Kishte shumë zhurmë dhe tifozët i dhanë Xhixhos (Donarumës) një mirëseardhje të vështirë. Mendoj se ishte pak e tepruar, por ky është futbolli në ditët e sotme. Tifozët bëjnë çfarë të duan.

Ne nuk mund ta dimë se çfarë ndjejnë ata brenda vetes. Ne e mbrojtëm Xhixhon aq sa mundëm dhe na vjen keq për të për këtë mbrëmje”, u shpreh Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat