Zbardhet përplasja te Vllaznia

Futboll

Zbardhet përplasja te Vllaznia

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:22
Qatip Osmani

Tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani, pavarësisht kërkesës së llogarisë ndaj lojtarëve të tij duket se ka kërkuar që disa debate mes vetë lojtarëve të mbyllen shpejt.

Nga sa mësohet, në pushim të ndeshjes, tekniku Osmani ka gjetur një situatë të ndezur debatesh mes lojtarëve lidhur me golat pësuar. Ai mësohet të ketë kërkuar që analizat të bëhen prej tij dhe jo prej tyre.

“Të mos diskutohet tani ku u gabua.

Të shikojmë çfarë do të bëjmë në pjesën e dytë. Nuk është koha për të parë dhe gjykuar njëri-tjetrin”, mësohet të ketë thënë tekniku.

Debatet mësohen të kenë pasur si shkak dy golat e pësuar në minutat shtesë. Mirëpo, pavarësisht asaj që është diskutuar kuqeblutë nuk kanë arritur të reflektojnë në pjesën e dytë të takimit.

Vllaznia do të ketë një mungesë tejet të rëndësishme në takimin ndaj Laçit. Goleadori dhe kapiteni i saj, Bekim Balaj, do të mungojë në përballjen nda laçjanëve. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në përballjen ndaj të kuqve dhe që rezulton të jetë i katërti i tij.

Kjo do të jetë një ndër mungesat më të rëndësishme, pasi do të mungojë autori i 8 golave dhe inspirimi i kuqebluve në repartin e sulmit.

Por kjo vështirëson më tepër punën e teknikut Osmani është edhe fakti se në këtë takim do të mungojë sërish edhe gjysmësulmuesi Esat Malaj. Këto do të jenëmungesa të rëndësishme edhepër faktin se edhe disa lojtarëtë tjerë ende nuk do të jenë tëgatshëm.

Trajneri Osmani guxoi duke aktivizuar si titullar ndaj Partizanit mesfushorin me tipare sulmuese, Antonio Delaj, i cili është një futbollist premtues dhe që klubi shkodran kërkon ta fitojë.

Mirëpo, nëse për Delajn kjo nuk ështëhera e parë që luan, risia e madhe e ndeshjes së fundit me Partizanin ishte aktivizimi nëminutën e 56-të i mesfushorit të krahut, Ersi Zaganjori, i ciliështë vetëm 18 vjeç.

Pas shkëlqimit me ekipet e akademisë Vllaznia, i riu shkodran debutoi me fanellën kuqeblu pikërisht ndaj Partizanit. Aktivizimi i tij ishte një nga gjërat më pozitive në mbrëmjen e errët që patën shkodranët në “Arenën e Demave”, duke pësuar humbjen më të thellë deri më tani.

Gjithashtu ndaj Partizanit, përherë të dytë Osmani aktivizoisi zëvendësues edhe mesfushorin 22-vjeçar, Elidon Dulaj, i cilidebutoi me fanellën kuqeblu në ndeshjen e javës së 10-të kundër Erzenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat