​Ndeshja me Cityn, Chelsea merr vendim për Nkunkun

Futboll

​Ndeshja me Cityn, Chelsea merr vendim për Nkunkun

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Christopher Nkunku

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Chelsea ka marrë vendim sa i përket Christopher Nkunkut, nëse lojtari do të përfshihet për ndeshjen e radhës në Premier Ligë kundër Manchester Cityt.

Chelsea e pret Cityn në “Stamford Bridge” më 12 nëntor me fillim nga ora 17:30.

Bëhet e ditur se vendimi i Chelseat është që të mos rrezikojë me rikthimin e Nkunkut në fushë.

Rikthimi i yllit francez nuk pritet që të ndodhë këtë vikend kundër Manchester Cityt.

Chelsea po planifikon ta ketë Nkunkun në skuadër pas ndeshjeve me kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat