Mbrojtësi holandez shfaq lodhje muskulore

Futboll

Mbrojtësi holandez shfaq lodhje muskulore

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:44
Denzel Dumfris

Denzel Dumfris nuk mori pjesë në stërvitjen e djeshme në Milano dhe pas nxehjes u detyrua të shikojë seancën e shokëve nga stoli.

Holandezi shfaqi lodhje muskulore dhe nuk pritet titullar mbrëmjen e sotme, pavarësisht pranisë së tij me grupin në Austri.

Në vendin e tij do të aktivizohet Mateo Darmian, që fillimisht ishte parashikuar të mbushte hapësirën e lënë bosh nga Pavari në të djathtë të mbrojtjes.

Gjithsesi, me zhvendosjen e detyruara përpara, vendin e Pavarit pritet ta marrë Jan Bisek, i cili do të bëjë kështu debutimin e tij si titullar krah Açerbit e Bastonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat