E ardhmja e mesfushorit çek

Futboll

E ardhmja e mesfushorit çek

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:54
Napoli

E ardhmja e mesfushorit çek Piotr Zielinski është gjithnjë e më shumë larg Napoli, ekip me të cilin u shpall kampion ne Serie A sezonin e kaluar.

Kontrata e 29-vjeçarit skadon verën e ardhshme dhe ai nuk ka ndërmend ta rinovojë atë, ndaj pritet një largim me koston zero.

Inter dhe Juventus janë vënë në gjurmët e mesfushorit, duke parë se është një mundësi e mirë, por edhe skuadra të tjera jashtë Serie A synojnë të marrin shërbimet e lojtarit.

Bëhet fjalë për Barcelona, Liverpool dhe West Ham, që janë interesuar për lojtarin.

Këto klube kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit, ndaj pritet një verë e nxehtë për Zielinski.

Napoli do ta humbasë me koston zero, ndaj s’do të ketë ndonjë ankand, por në fund do të fitojë skuadra që do të bëjë ofertën më të mirë financiare për mesfushorin e talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat