Ibra kërkohet nga Shqipëria dhe Kosova

Futboll

Ibra kërkohet nga Shqipëria dhe Kosova

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:17
Ibrahimoviç

Origjina shqiptare e Arijon Ibrahimoviçit është arsyeja që mediat në Kosovë dhe Shqipëri po e bëjnë lojtarin protagonistin kryesor të lajmeve.

Ai është vetëm 17-vjeç dhe është pjesë e moshave të Gjermanisë.

Ai është me origjinë nga Prizreni. Mediat në Shqipëri raportojnë se Federata Shqiptare e Futbollit ka tentuar që të afrojë pranë saj talentin Ibrahimoviç, madje ka qenë vetë trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, që e ka kërkuar, megjithatë për momentin lojtari nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur.

Arijon Ibrahimoviç është pjesë e moshave të Gjermanisë dhe në total gjatë 23 ndeshjeve të luajtura me ekipet kombëtare ka shënuar 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat