Lider brenda dhe jashtë fushe

Futboll

Lider brenda dhe jashtë fushe

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:26
Hakan Çalhanoglu

Hakan Çalhanoglu po ngjitet gjithmonë e më shumë në hierarkinë zkaltër, aq sa turku konsiderohet sot si qendra e gravitetit të Interit. Pasi mbërriti për të mbushur boshllëkun e lënë papritur nga Eriksen, turku fillimisht u përshtat në mënyrë të përsosur si mesfushor, më pas, duke pasur parasysh nevojat pas dëmtimit të Brozoviçit, u bë një regjisor i shkëlqyer sezonin e shkuar.

Dhe këtë vit me largimin e kroatit erdhi edhe shenjtërimi në rolin e qepur për të nga Inzagi. Pasimi i dhënë që solli penalltinë e Darmianit ndaj Atalantës është vetëm hapi i fundit që ka hedhur Çalha në këtë rrugëtim zikaltër, që e ka parë të dhurojë paraqitje dhe momente që kanë ndriçuar lojën dhe rezultatet e Interit, duke lënë në harresë protagonistët e së shkuarës.

Një tjetër qasje ama ka Çalhanoglu për protagonistët e së ardhmes. Hakan ka marrë nën “mbrojtjen e tij” Kristjan Asllanin, zëvendësuesi i tij në regji, si dhe një element perspektive, të cilit mund t’i dorëzojë stafetën një ditë.

Elbasanasi duhet të rritet jo nga pikëpamja e cilësisë, por nga aftësia për të qëndruar në fushë me vetëdije të plotë për aftësitë e veta. Nuk ka rivalitet mes të dyve, përkundrazi, 21-vjeçari konfirmoi edhe para mikrofonave se si turku (që e konsideroi “vëllain e vogël” jep këshilla dhe indikacione në çdo seancë stërvitore në Apiano.

Kush e di, ndoshta flitet edhe për penallti mes të dyve, duke qenë se Çalhanoglu u emërua ekzekutuesi i parë i skuadrës nga Inzagi në fillim të sezonit. Dhe as këtë herë turku nuk i tradhtoi pritshmëritë, ashtu si nuk e bën as si “profesor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat