Sarri i pakënaqur me kalendarin

Futboll

Sarri i pakënaqur me kalendarin

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:52
Sarri

Lazio mposhti Fejnordin minimalisht 1-0 në Ligën e Kampionëve, ndërsa të dielën do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme, derbin e Romës. I pyetur mbrëmjen e djeshme për këtë përballje,

Sarri ka shprehur pakënaqësinë e tij me personat përgjegjës të kalendarit të Serisë A.

Trajneri i Lacios e sheh ekipin e Murinjos më të favorizuar, pasi sipas tij ndeshja kundër Slavias së Pragës të enjten është një miqësore për Romën.

“Roma mund të përballojë një miqësore të enjten dhe ne bëmë një luftë sonte (dje), ka një ndryshim thelbësor. Nëse është inteligjente ta vendosësh derbin në javën që luhet në Europë, po të them, nuk më duket inteligjenca më e madhe e Ligës.

Më duket se janë njerëz të huaj për futbollin.

Mund të ishte bërë ndryshe. Ata (Roma) kanë një renditje të tillë në Ligën e Europës që mund të përballojnë ta mbajnë skuadrën jashtë”, ka deklaruar Mauricio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat