Disfata me përmbysje nga Milani

Futboll

Disfata me përmbysje nga Milani

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:00
Luis Enrike

Disfata me përmbysje nga Milani, reagon Luis Enrike.

I pakënaqur me rezultatin dhe me paraqitjen.

Dukshëm Luis Enrike priste një fitore me ndeshje të dominuar siç ndodhi në Paris, por futbolli është i pamëshirshëm.

Lidhur me sfidën e “San Siro”-s, trajneri i PSG-së deklaroi: “Më pëlqeu mënyra se si e nisëm sfidën e se si luajtëm deri kur shënuam.

Treguam besim dhe mund të kishim bërë diçka më shumë në rastet që patëm sepse më pas u bë një sfidë e çmendur me sulme nga të dyja anët.

Duhej të ishte një ndeshje futbolli, por u bë si të ishte tenis me dy ekipe që sulmonin pa pushim. Mua nuk më pëlqejnë këto lloj paraqitjesh, por më shumë jam i pakënaqur sepse dolëm pa pikë e kjo ndërlikon pak situatën tonë në grup.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat