Klopp zbulon të rejat më të fundit

Futboll

Klopp zbulon të rejat më të fundit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Jurgen Klopp e Diaz

Jurgen Klopp ka disa dile ma për formacionin e Liverpulit në transfertën e sotme të Ligës së Europës në Tuluzë, ndërsa trajneri gjerman do të jetë pa shërbimet e Rajan Gravenberkut dhe Kërtis Xhonsit të dëmtuar në mesfushë, të cilët i bashkohen kapitenit Virxhil van Dajk, i cili mungoi në listën me 22 vetat që udhëtuan drejt Francës.

Me një fitore të kuqtë presin biletën me dy ndeshje nga fundi dhe Liverpuli do të kërkojë të bëjë pikërisht këtë. Klop u ndal të komentonte edhe situatën e Luis Diazit, i cili ka udhëtuar sërish me skuadrën dhe po përjeton orët e fundit të tmerrit për babanë e tij të marrë peng në Kolumbi, i cili pritet të lirohet këto orë.

Cila është situata me dëmtimet?

Virxhili është pak sëmurë.

Nuk është ndonjë gjë e madhe, por ne vendosëm ta lëmë pushim. Ai duhet të jetë gati për fundjavën.

Rajan pati një shqetësim të vogël në gju.

Nuk ka shans për këtë ndeshje, ndoshta për Brentfordin. Kërtis rikthehet pas pushimit të kombëtareve.

Ka ndonjë lajm të ri nga Diazi?

Asnjë lajm me rëndësi. Gjithnjë shenja pozitive, por jo lajme të vërteta.

Stërvitja me ne është një vend i sigurt për të, ai dëshiron të jetë me ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat