Eriksen u rikthye të luante në stadiumin ku pësoi arrestin kardiak

Futboll

Eriksen u rikthye të luante në stadiumin ku pësoi arrestin kardiak

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:41
Eriksen

Për Kristian Eriksenin emocionet e ndeshjes me Kopenhagenin ishin të përziera mbrëmjen e djeshme..

Mesfushori i Mançester Junajtidit u rikthye në stadiumin “Parken”, atje ku përjetoi atë natë dramatike në qershorin e vitit 2021, ku një arrest kardiak për pak sa nuk i mori jetën ndërsa kapiteni i Danimarkës luante kundër Finlandës.

31-vjeçari ka luajtur disa herë në këtë stadium, por për herë të parë kundër Kopenhagenit, ndërsa ai vlerësoi atmosferën speciale që krijohet në stadiumin e vogël të kryeqytetit të Danimarkës:

“Unë nuk kam luajtur kurrë kundër Kopenhagenit këtu.

Kam luajtur vetëm me kombëtaren dhe e di çfarë atmosfere speciale krijohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat