Tuchel krenar me paraqitjen e Bayernit ndaj Galatasaray-t

Futboll

Tuchel krenar me paraqitjen e Bayernit ndaj Galatasaray-t

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:50
Tuchel

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel është shprehur shumë i lumtur me fitoren e të besuarve të tij ndaj Galatasarayt.

Gjiganti gjerman mbrëmë mundi skuadrën turke, me rezultat 2-1, duke siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Strategu gjerman tha skuadra e tij nuk bëri ndeshje të mirë, megjithatë, ai thekson se është krenar me paraqitjen e “Bavarezëve”.

“Nuk ishim shumë agresivë në zonën e kundërshtarit, por kjo vjen edhe nga lodhja e madhe, por në përgjithësi jam krenar për paraqitjen e ekipit”, ka thënë Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat