Juventus dëshiron në Torino argjentinasin

Futboll

Juventus dëshiron në Torino argjentinasin

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:38
De Paul

Nga Italia raportojnë se skuadra e Juventus tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Atletico Madrid, Rodrigo De Paul.

29-vjeçari është një nga pikat kyçe të kombëtares së Argjentinës, por në Atletico është bërë një lojtar rezervë, pasi roli i tij në planet e Diego Simeones po zvogëlohet.

Në merkaton e janarit, lojtari argjentinas do të vlerësonte mundësinë për të ndryshuar klub, dhe më pranë tij duket se është Juventus.

Sipas gazetarit Nicola Schira, Juvnetus është rruga e duhur për De Paul. Opsioni i blerjes do të ishte me huazim dhe më pas transferim përfundimtar, e thuhet se De Paul është dakord për këtë transferim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat