Formacionet e sfidës Qarabag - Bayer Leverkusen

Futboll

Formacionet e sfidës Qarabag - Bayer Leverkusen

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:30
Formacionet

Në orën 18:45, azerët e Qarabag do të presin në “Tofiq Bahramov Stadium” të Bakusë, “aspirinat” e Bayer Leverkusen, në përballjen e vlefshme për raudnin e 4-t të fazës së grupeve të UEFA Europa League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Gurban Gurbanov i ka rreshtuar azerët e tij me formulën 4-1-2-3, ku në portë është Lunev e para tij Vesovic, Mustafazada, Medina e Cafarquliyev.

Para mbrojtjes është Romao, ndërsa Benzia e Jankovic janë vendosur pas treshes së sulmit, Leandro Andrade. Juninon e Zoubir.

Në krahun tjetër, tekniku Xabi Alonso i ka rreshtuar “aspirinat” e tij, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është Kovar e para tij në mbrojtje Hincapie, Tah e Stanisic.

Në krahët e mesfushës janë Tella e Grimaldo, me qendrën që mbulohet nga Andrich e Xhaka. Më të avancuar janë Florian Wirtz e Amine Adli, ndërsa në sulm është “bomberi” nigerian, Victor Boniface.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat