Yakin nuk po mendon tani për ndeshjen me Kosovën

Futboll

Yakin nuk po mendon tani për ndeshjen me Kosovën

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:37
Murat Yakin

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar sot listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për tri ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Yakin, mes tjerash ka folur edhe për ndeshjen me Kosovën, e cila do të zhvillohet në Basel me datë 18 nëntor.

Ai ka deklaruar se fillimisht do të përqendrohen te përballja me Izraelin.

“Lojtarët e dinë këtë lloj stresi. Ne kemi nevojë për lojtarë në formë. Pas ndeshjes me Izraelin do të shohim se kush do të rikuperohet dhe sa shpejt. Nuk po mendoj ende për ndeshjen me Kosovën”, ka deklaruar Yakin gjatë konferencës për shtyp ku zbuloi lojtarët.

Në mesin e të ftuarve te Zvicra është Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri.

Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.

Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat