Furlani: Kënaqësi që do të punoj me Ibrahimoviç

Futboll

Furlani: Kënaqësi që do të punoj me Ibrahimoviç

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:02
Furlani

Giorgio Furlani, CEO i Milanit, ka analizuar fitoren e çmuar në Champions League kundër PSG-së, por gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien profesionale me Ibrahimovic.

“Si tifoz dhe profesionist, një ndeshje si ajo e së martës ishte veçanërisht e rëndësishme dhe e këndshme.

Suksesi kundër një prej më të rëndësishmit në Europë, dhe ndoshta më të pasurit, është një arritje e madhe dhe jemi të kënaqur.

Ibrahimoviç?

Ka biseda që po zhvillohen me të, nuk mund të jap një afat kohor të saktë apo edhe një rol, por një person si unë, një tifoz i Milanit dhe me rolin tim, do ta kem për kënaqësi të punoj përsëri me Ibrahimovic”, është shprehur Furlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat