​Ylli i Cityt i jep dritën e gjelbër kalimit te Juventusi

Futboll

​Ylli i Cityt i jep dritën e gjelbër kalimit te Juventusi

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips ka rënë dakord që t’i bashkohet Juventusit në janar.

Phillips pritet të largohet nga kampioni evropian këtë merkato dimërore, pasi që nuk është më në planet e Pep Guardiolas.

Mesfushori anglez zgjodhi mos të largohej nga City gjatë kësaj vere, pavarësisht se ishte paralajmëruar për rolin e tij në skuadër, por tani është i gatshëm për një aventurë të re.

Drejtorët sportivë të Juventusit, Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna udhëtuan drejt Londrës këtë vikend dhe u takuan me përfaqësuesit e Stellar Group, agjencia që e përfaqëson Phillips. Aty, dy palët diskutuan idenë e një huazimi gjashtë mujor te Juventusi për mesfushorin.

“Gazzetta dello Sport” ka detajuar se si Phillips ka rënë dakord që ta bëjë lëvizjen te Juventusi në janar, duke e lejuar klubin për të nisur seriozisht punën për të arritur marrëveshje me Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat