Leva në krizë, 6 ndeshje pa gol

Futboll

Leva në krizë, 6 ndeshje pa gol

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:20
Levandovski

Për të parë Levandovskin duke buzëqeshur duhet të rikthehemi tek ndeshja mes Barçës dhe Seltës.

Në atë takim të mbajtur më 23 shtator polaku rrealizoi një dopietë falë së cilës vendasit përmbysën ekipin nga Vigo për të marrë tri pikët.

Sulmuesi tani ka hyrë në fazë mjaft të vështirë pasi i mungon goli prej plot 6 takimesh radhazi.

Sigurisht në këtë moment negativ kanë ndikuar edhe dëmtimet e shpeshta, të cilat e kanë shqetësuar duke e mbajtur larg fushave duke bërë që të jetë shumë larg formës të vet më të mirë.

Sipas medieve katalanase raporti mes tij dhe Ksavi Hernandez mbtetet i mirë edhe pse tjetër histori “rrëfejnë” imazhet e ndeshjeve ku në më shumë se një rast dy personazhet në fjalë janë evituar.

Për Barcelonën si klub situata është e ndërlikuar pasi për të blerë polakun pagoi plot 50 milionë euro. Aspekti ekonomik është shumë i rëndësishëm në këtë histori pasi 36-vjeçarit, të cilit i mbaron kontrtata verën e 2025-ës, klubi i paguan plot 12 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat