Reagon Qemal Krasniqi

Futboll

Reagon Qemal Krasniqi

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:48
Qemal Krasniqi

Qemal Krasniqi, ish kryetari i klubit të futbollit Liria e Prizrenit ka reaguar ndaj shkrimit të degës së LDK-së në Prizren, me titull: “LDK kundër vazhdimit të “robërimit” të KF Liria”!

Krasniqi aktualisht është nënkryetar i KF Liria, ka reaguar në profilin e tij në facebook.

"Reagim, para pak çasteve lexova një shkrim të bërë nga Dega e  LDK-së.

Image

Reagimi në facebook i Qemal Krasniqit

Nga këta që kishin thur vargje për gjendjen e Klubit Liria dhe për formën e dhënies në menaxhim privat, dhe se asnjëherë në asnjë rast nuk janë konsultuar me mua të paktën për informacione të sakta.

Unë tani dal me këtë reagim, për disa të pavërteta në shkrimin e bërë nga ‘Kolupuqat’, e ardhacakët në Degën e LdK-së në Prizren, të veshur me petkun e kësaj partie e që s'kanë të bëjnë asgjë me LDK-në, e që sot paskan reaguar për gjendjen e keqe të klubit, gjë të cilën edhe unë pajtohem që nuk është mirë, dhe që duhet punuar  sa më shumë për përmirësimin e gjendjes në tabelë.

Por asesi nuk pajtohem me atë që u shënua në lidhje me dhënien e klubit ne menaxhim privat, sepse edhe vetë Prokuroria e shtetit para pak dite, ka dal me vendim se çdo gjë është kryer me procedurë të rregull.

Këta sot, që çdo gjë janë, por LdK-ista JO, kanë marrë disa informacione nga individ, që tash janë brenda strukturave të LDK-së, por me vite të tëra i kanë shërbye subjekteve tjera politike (për këtë kemi fakte).

Këta që para pak muajve nuk e thanë një fjalë të vetme për të arriturat e klubit, pra kthimin në Superligë e që barrën kryesore e kam pas unë.
Ky shkrim pak është edhe me tendencë nga Amatoristët , e të cilët nuk merren me konsolidimin e degës, ku vetëm këto ditë disa kryetar Nëndege kanë dhënë dorëheqje, dhe disa sosh kanë shpreh hidhërimin dhe janë në prag të dorëheqjeve si pasoj e gjendjes së rendë ne degë, nga këto ndryshimet e fundit të faqes se zezë.

Pra, reagoni aty ku ju zënë fjala vend, por jo me shpifje e me tendencë!”, ka reaguar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat