Shkëndija përballet me Tikveshin

Futboll

Shkëndija përballet me Tikveshin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Sot në Tetovë Shkëndija përballet me Tikveshin në duelin e xhiros së 13-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

"Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e 8-të kampionale në elitën e futbollit vendor dhe diçka të tillë pritet ta bëjmë të shtunën në Tetovë. Xhiroja e 14-të e Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut na rezervon përballje me Tikveshin.

Skuadra synon të ndërpresë serinë e tre ndeshjeve pa fitore (barazime me Brerën e Voskën dhe humbje nga Struga) dhe ekipi gjithë javën është stërvitur për të kaluar me sukses këtë përballje. 

Tikveshi në Tetovë vjen si gjysmëfinalist i Kupës, pasi në mesjavë kaluan Brerën pas ekzekutimit të penaltive. Lodhja duhet të jetë pengesë e tyre, pasi edhe fundjavën e shkuar zhvilluan një duel të vështirë e me shumë polemika me Gostivarin (2:2). Me 16 pikë të tubuara mbajnë vendin e 6-të në renditje me efekt prej 4 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve. 

Skuadra

Erald Çinari mungon shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja me Strugën. Futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen me Tikveshin (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani)", njofton Shkëndija. 

Përballja Shkëndija-Tikveshi zhvillohet të shtunën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat