Ribaudo fatal për Strugën

Futboll

Ribaudo fatal për Strugën

Nga: K. G. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Struga

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ka zhgënjyer me rezultat në Strumicë.

Brera ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Struga Trim Lum në takimin e javës së 14-të të elitës së futbollit maqedonas.

Futbollisti Ribaudo ishte fatal për mysafirët, duke shënuar në minutën e 8-të dhe 45+1.

Neziri ka shënuar në minutën e 71-të për Strugën.

Brera është në vend të pestë me 19 pikë e Struga në të tretin me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat