Cuculi: Dwamena mori përsipër rrezikun, dy janë shkaqet pse e heqin defibrilatorin

Futboll

Cuculi: Dwamena mori përsipër rrezikun, dy janë shkaqet pse e heqin defibrilatorin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:53
Cuculi

Florim Cuculi, shefi i Departamentit Kardiologjik në Luzern, Zvicër, foli rreth vdekjes së Rapahel Dwamenas në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”.

“Ngushëllime familjes, sportdashësve në Shqipëri dhe atyre në gjithë botën. Në Zvicër janë të tronditur nga ky lajm. Kam një koleg këtu, i cili e njihte futbollistin, pasi Dwamena ka luajtur në Zvicër. Ngjarje tragjike, sepse ka mundur të evitohej.

Aktivizimi i defibrilatorit, që kushton 10-15 mijë euro, është një ngarkesë për personin në përditshmërinë e tij. Nuk ka qenë inflantim profilaktik te ky rast, por është implantuar si terapi. Sepse shanset që mund të ndodhte përsëri janë cilësuar të larta.

Nuk e di a vajti shpejt defibrilatori sot, pasi një ngjarje e tillë mund t’u ndodhë edhe lojtarëve pa këto lloj problemesh.

Është shumë i kuptueshëm reagimi i lojtarit. Për një futbollist të talentuar, sporti dhe futbolli është gjithçka. Vjen një mjek dhe ia merr ëndrrën duke i thënë se duhet të tërhiqet. Nga ana njerëzore është e kuptueshme.

Por, nga ana mjekësore ka qenë e qartë që ky duhet të vendoste defibrilatorin dhe nuk duhej të merrej me sport profesional. Dwamena e ka marrë përsipër rrezikun.

Tragjike nga ana njerëzore, por kemi edhe pacientë të tjerë të cilët nuk mund t’i mbrojmë nga rreziqet.

Kolegët zviceranë dhe austriakë kanë bërë një vlerësim të saktë në diagnozë, u vërtetua që ky ka patur rrezik jete. Në këtë rast është gabimi i lojtarit, i cili ka ditur rreziqet e veta.

Ka hequr defibrilatorin, ka dashur dhe ka vepruar kështu. Nuk mund t’i kthehemi kësaj historie pas.

Më pas lindin konspiracione, që ndoshta u krijojnë pasiguri njerëzve. Ne nuk mund të themi ne që ky mund të vdesë ose ky jo.

Çfarë i pengon njerëzit që mbajnë këtë aparat, çfarë i shtyn ta heqin defibriltorin? Vendoset në pjesë e sipërme, nën lëkurë. Dhe ka një kabull që shkon drejt në zemër.

Një atleti mund t’i pengojë lëvizjet e dorës, mund të jetë pengesë kur shtrihet. Aparati nuk është i madh, është 5-6 cm me diametër, dhe 1 cm i gjerë, dhe mund t’i pengojë.

Është edhe pjesa psikologjike. Energjia elektrike që aplikohet në zemër, dhemb. Aplikohen shok adekuat dhe in adekuat. Kjo krijon një ndjenjë tepër të keqe psikologjike.

Kam patur pacientë që kanë hequr defibrilatorin që janë frikësuar dhe kanë zgjedhur të mos përjetojnë më shokun që shkaktohet. Kështu që nuk mund ta nënvlerësojmë këtë aspekt.

Nëse zemra është e shëndoshë, sporti nuk të bën asgjë. Nuk vdes edhe nëse e tepron. Nëse e ke zemrën e sëmurë, sporti provokon ndonjëherë aritmitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat