Sot Interi i gëzohet një Asllani të transformuar

Futboll

Sot Interi i gëzohet një Asllani të transformuar

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 12:59
Asllani

Kur Inter transferoi Kristjan Asllanin nga Empoli në verën e vitit 2022 për shumën e 14 milionë eurove, shumë prej opinionistave në Itali e konsideruan këtë lëvizje si një bast të pastër nga drejtuesit zikaltër. Mesfushori shqiptar me të vërtetë vinte nga performanca fantastike nga Empoli, por bota e Interit ishte shumë më e madhe.

Gjithsesi, djaloshi nga Elbasani nuk u tremb, edhe pse në vitin e parë mori kritika. Asllani dinte t’i përballonte shumë mirë ato, edhe për shkak se mesfushori është i bindur dhe i njeh mirë cilësitë e tij.

Në këtë sezon, Asllani në ato ndeshje që është aktivizuar ia ka dalë t’i ndryshojë ritmin Interit dhe ka merituar komplimentat e trajnerit Simone Inzaghi që mund të ndjehet edhe në borxh për shkak të minutave që i dhuron në dispozicion shqiptarit.

Ndeshjet ndaj Romës, por edhe ajo në Champions League ndaj Salzburg kanë qenë një provë e madhe e Asllanit. Në të dyja rastet, 21-vjeçari është aktivizuar nga stoli, dhe në të dyja rastet ka lënë impaktin e tij në fushë pavarësisht minutazhit.

Ndaj, në Itali, Asllani ka bërë për vete shumë specialist, aq sa tashmë të gjithë në heshtje e pranojnë se Inter mori vendimin e duhur për ta transferuar nga Empoli, ashtu siç edhe drejtuesit e vetë lojtari patën durimin për të mbërritur në këtë pikë, më të pjekur dhe me më shumë besim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat