“Çekanët” të gjitha fitore ndeshjet si vendas në Premier League

Futboll

“Çekanët” të gjitha fitore ndeshjet si vendas në Premier League

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

West Ham United ka marrë një fitore dramatike ndaj Nottingham Forest, me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 12-të në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Lucas Paquetas në minutën e 3’. Foresti pak para se të mbyllej pjesa e parë e barazoi rezultatin me anë të Taiwo Awoniyi.

Në pjesën e dytë, Anthony Elanga e kaloi për herë të parë Forestin në epërsi në ndeshje në minutën e 63’.

Megjithatë, “Çekanët” u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin dy minua më vonë me anë të Jarrad Bowen.

Për golin e fitores u kujdes Tomas Soucek, në minutën e 88’. Kështu West Hami ka fituar të gjitha ndeshjes si vendas – shtatë fitore.

West Hami pas fitores kalon në vendin e nëntë me 17 pikë të grumbulluara, teksa Foresti në pozitën e 15-të me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat