Gjimshiti i pafat çon topin në rrjetën e vet, Fiorentina bëhet kërcënuese

Futboll

Gjimshiti i pafat çon topin në rrjetën e vet, Fiorentina bëhet kërcënuese

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 18:59
Pamje nga ndeshja

Dy ndeshjet e pasdites në Serinë A kanë dhuruar rezultate shumë interesante për zonën e sipërme të klasifikimit sidomos, pasi në fushë ishin skuadra të cilat kanë pretendime që të jenë në katërshe: Atalanta, Fiorentina e Bolonja.

Atalanta përballej sot me Udinezen në një ndeshje e cila është mbyllur me shifrat 1-1 dhe ku Berat Gjimshiti ishte një protagonist i pafat i sfidës.

Pikërisht një gjuajtje e Uollas e devijuar prej mbrojtësi shqiptar solli golin e avantazhit për Udinezen në minutën e 44-t, ndërsa ushte Ederson i cili barazoi shifrat në minutat shtesë të takimit për rezultatin përfundimtar 1-1.

Ndërkohë, Fiorentina ka mundur me shifrat 2-1 Bolonjën falë golave të Bonaventura dhe Niko Gonzalez që bënë të pavlefshëm atë të Zirkze.

Kështu, Fiorentina barazon Atalantën në kuotën e 20 pikëve, duke qenë vetëm 1 pas Napolit që mban vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat