Kosova feston, Izraelit i minimizohen gjasat! Vedat Muriqi shqetëson 

Futboll

Kosova feston, Izraelit i minimizohen gjasat! Vedat Muriqi shqetëson 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 nëntor 2023 Në ora: 19:56 Përditësuar në ora: 22:37 më 12.11.2023
Kosova feston

Fitore e madhe e Kosovës

Kosova ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Dardanët kanë treguar lojë shumë të mirë, duke dominuar ballafaqimin dhe krijuan shumë raste por shënuan vetëm një gol. 

Renditja

1. Rumania    8    4    4    0    13:4    16
2. Zvicra    7    4    3    0    20:8    15
3. Izraeli    7    3    2    2    7:8    11
4. Kosova    8    2    4    2    9:8    10
5. Bjellorusia 8    1    3    4    7:14    6
6. Andorra    8    0    2    6    3:17    2

Vedat Muriqi shqetësoi tifozët në minutën e 65-të, pasi që për shkak të lëndimit u detyrua të largohet nga fusha, por me shpresë se nuk do të jetë lëndim serioz.

Është fitorja e dytë për Kosovën dhe i afrohet për një pikë vendit të tretë përkatësisht Izraelit.

Djelmoshat e selektorit Primizh Gliha zbatuan detyrat me përpikëri dhe arritën tre pikë.

Terreni ka qenë shumë i rënduar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, për shkak të reshjeve të shiut.

Kosova - Izraeli 1:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 4.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: Rashica (41').

Kartona të verdhë: Zyba, I. Krasniqi - Revivo, Miguel Vitor.

Kartoni i kuq: Revivo (pas dy të verdhëve):.
Kosova: Muriç, Aliti, I. Krasniqi, Muslija (Rashani 61'), Dellova, Zyba, Loshaj (Bytyçi 46'), Kastrati (E. Krasniqi 46'),  Rashica (Hajrizi 78'),  B. Berisha dhe Muriqi (Korenica 65').
Izraeli: Glazer, Dasa (Gorno 72'), Goldberg, Niguel Vitor, Lavi (Abu Fani 62'), Zahavi, Do Peretz (Safuri 72'), Jejezkel (Kanichowsky 22'), Revivo, Gloukh e Kinda (Turgeman 46').

Nuk u ndje mungesa e Amir Rrahmanit dhe Edon Zhegrovës.    

Në minutën e 31-të, sulmuesi Vedat Muriqi nga rreth 11 metra dërgon goditje të fortë por portieri Glazer shpëton gol të sigurt, duke e dëbuar topin në korrne.

Tre minuta më vonë (34') Kosova me fat, Zahavi nga afërsia godet me kokë por për fat të mirë topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë pingule.

Në minutën e 41-të, Vedat Muriqi ka asistuar për bukuri e Milot Rashica në pozitë qendrore e i vetëm, me mjeshtri e mposhti portierin Glazer. 

Në fund të pjesës së parë (44') Rashica në pozitë ideale e nga afërsia por intervenon për mrekulli portieri Glazer. 

Në minutën e 48-të, Zymer Bytyçi lëshoi një rast ideal, duke gjuajtur drejt në këmbë të portierit Glazer.

Rashica në minutën e 59-të pati mundësi të mirë por gjuan mbi portë.

Në minutën e 61-të, Rashica pasoi bukur e Vedat Muriqi pa konkretizim nga një pozitë ideale e nga afërsia gjuan drejt në këmbë të portierit Glazer.  

Në minutën e 65-të, Vedat Muriqi pësoi një lëndim dhe u zëvendësua nga Meriton Korenica.

Në minutën e 77-të, Zahavi futet në 16-sh, nga një pozitë si anash e nga afër për fat të mirë gjuan jashtë shtyllës së dytë përkatësisht të majtë.  

Në Grupin I, Rumania kryeson me 16 pikë, pasojnë Zvicra me 15, Izraeli 11, Kosova 10, Bjellorusia 6 dhe Andorra 2 pikë.

Izraelit i minimizohen gjasat!

Rashica shënon

(E plotësuar) - Pesë minuta shtesë.

89' Ermal Krasniqi u tregua egoist dhe rasti shkoi në pakthim.

88' Lojë e mirë.

86' Kosova afër fitores.

Kosova - Izraeli 1:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 4.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: Rashica (41').

Kartona të verdhë: Zyba - Revivo, Miguel Vitor.

Kosova: Muriç, Aliti, I. Krasniqi, Muslija (Rashani 61'), Dellova, Zyba, Loshaj (Bytyçi 46'), Kastrati (E. Krasniqi 46'),  Rashica (Hajrizi 78'),  B. Berisha dhe Muriqi (Korenica 65').
Izraeli: Glazer, Dasa (Gorno 72'), Goldberg, Niguel Vitor, Lavi (Abu Fani 62'), Zahavi, Do Peretz (Safuri 72'), Jejezkel (Kanichowsky 22'), Revivo, Gloukh e Kinda (Turgeman 46').

80' Lojë e fortë.

77' Zahavi futet në 16-sh, nga një pozitë si anash e nga afër për fat të mirë gjuan jashtë shtyllës së dytë përkatësisht të majtë.  

Dardanët po luajnë për mrekulli në një terren të rënduar.

73' Kosova po tregon cilësi.70 Edhe më tej 1:0.

65' Kosova po e dominon sfidën. Vedat Muriqi lëndohet dhe largohet nga fusha.

61' Rashica pason bukur e Vedat Muriqi pa konkretizim nga një pozitë ideale e nga afërsia gjuan drejt në këmbë të portierit Glazer.

59' Rashica pati mundësi të mirë por gjuan mbi portë.

55' Kosova po e kontrollon lojën.52' Kosova më kërkuese.

48' Zymer Bytyçi lëshoi një rast ideal, duke gjuajtur drejt në këmbë të portierit Glazer.

47' Bytyçi gati befasoi portierin Glazer.

46' Fillon pjesae dytë.

Përfundon pjesa e parë.44' Rashica në pozitë ideale e nga afërsia por intervenon portieri Glazer.

41' Izraeli në presion të Kosovës. Rashica shënon për 1:0. Vedat Muriqi ka asistuar për bukuri e Milot Rashica në pozitë qendrore e i vetëm e mposhti portieri Glazer.

40' Ende rrjetat e paprekura.

37' Lojë e hapur.34' Kosova me fat, Zahavi nga afërsia godet me kokë por për fat të mirë jashtë shtyllës së djathtë pingule. 

31' Sulmuesi Vedat Muriqi nga rreth 11 metra dërgon goditje të fortë por portieri Glazer shpëton gol të sigurt, duke e dëbuar topin në korrne.

30' Ndeshje me ritëm.28' Kosova po lufton për çdo top.

25' Izraeli mbrohet me sukses,.

22' Kosova po atakon përmes Bernard Berishës.

19' Edhe më tej 0:0.15' Izraeli herë pas here i rrezikshëm.

13' Terreni është i rënduar nga reshjet e shiut.

10' Kosova po e kërkon golin.

8' Mbi 3 mijë shikues janë në stadium.

6' Lojë e mirël nga të dy palët.3' Kosova po sulmon.

1' Fillon ndeshja.

Kosova - Izraeli takohen në kuadër të ndeshjes së mbetur të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Kosova kërkon fitore!

Kosova kërkon fitore!!

Kosova pret Izraelin në “Fadil Vokrri”, në sfidën e prapambetur të Grupit I për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

“Dardanët” janë ende në lojë dhe një fitore do t’i jepte akoma dhe më shumë shpresë për një nga dy vendet e para.

Nga ana tjetër, edhe miqtë nuk i kanë humbur shpresat, pasi renditen në vendin e tretë të grupit dhe do të futen në fushë për tre pikët.

Kosova - Izraeli, bastet befasojnë me koeficiente

Gjithçka është e gatshme për sfidën e mbetur të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll, mes Kosovës dhe Izraelit.

Kosova kërkon fitoren e parë sonte (20.45) në shtëpi  në kuadër të këtyre kualifikueseve.

Izraeli synon pikë të plota nga stadiumi “Fadil Vokrri” që të jetë më afër kreut.

Për fitoren e Izraelit sillet koeficienti 2.30, për barazim 3.25 dhe për fitoren e Kosovës 3.00.

Izraeli është në vendin të tretë me 11 pikë dhe ka 4 më shumë se Kosova në pozitën e katërt në Grupin I.

Koeficientet e basteve
                                1    X    2
10x10bet              3.01     3.40     2.31
1xBet              3.04     3.50     2.34
888sport              2.88     3.25     2.40
Alphabet              3.03     3.41     2.31
bet-at-home         2.90     3.40     2.38
bet365              2.90     3.50     2.38
Betfair              3.00     3.40     2.30
Betsafe              3.00     3.50     2.40
Betsson              3.00     3.50     2.40
Betway              2.80     3.30     2.38
bwin                  2.95     3.40     2.35
Interwetten          2.90     3.25     2.35

Kosovë - Izrael, “dardanët” me mungesa

Kosovë - Izrael, “dardanët” me mungesa!

Kosova dhe Izraeli përplasen në orën 20:45 në “Fdil Vokrri” për të rikuperuar ndeshjen e prapambetur eliminatore të muajit tetor, e shtyrë në atë kohë për shkak të shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

“Dardanët” e presin përfaqësuesen izraelite me mungesa të rëndësishme, për shkak të impenjimit të futbollistëve me klubet e tyre.

Gliha nuk mund të mbështetet te emra të tillë si: Rrahmani, Zhegrova etj., kështu që kjo ndeshje do të jetë një mundësi edhe për lojtarët që luajnë në Superligën e Kosovës.

Kosova - Izraeli, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”,.

Fitorja e parë e “Dardanëve” muajin e kaluar ndaj Andorrës i la matematikisht me shpresa për kualifikim historik, megjithatë një gjë e tillë është larg e arritshme.

Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë, katër më pak se Izraeli, që është i treti në Grupin I, që gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat