Gliha: I lumtur me fitoren, me fushë tjetër mund të shënonim më shumë

Futboll

Gliha: I lumtur me fitoren, me fushë tjetër mund të shënonim më shumë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 23:04
Primoz Gliha - majtas

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha u shfaq i kënaqur me fitoren dhe lojën e ‘dardanëve’ ndaj Izraelit, teksa nuk ngurroi të kritikojë edhe terrenin e vështirë të stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Një fitore në kushte të vështira…

Për mua nuk ishte një situatë e vështirë. Çdo situatë në futboll, është një situatë normale. Në këtë sport ka dy mundësi, ose të gjesh zgjidhje, ose të qash, Unë nuk qaj kurrë, ndaj mundohem të gjej zgjidhje.

Sot luajtët me tre. Sa rezultative ishte kjo skemë?

Sot ne kishim shumë raste për të gjetur golin, por në një fushë si kjo është e vështirë. Megjithatë kur krijon kaq shumë, do të thotë që ekipi është shumë mirë.

Sot patë disa lojtarë të rinj. A jeni të lumtur me paraqitjen e tyre?

Më pëlqyen, pasi bënë shumë mirë. U duk qartë që u përshtatën shumë mirë.

A mund të bëjë diçka të mirë Kosova në transfertën në Zvicër?

Do të jetë një ndeshje tjetër, ndryshe nga ajo sot. Çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe ne do të nisim punën për të përgatitur skuadrën mbi mënyrën si duhet të përballemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat