Berisha: Pse më beson Gliha, në Basel si në shtëpi

Futboll

Berisha: Pse më beson Gliha, në Basel si në shtëpi

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 23:37
Berisha - majtas

Bernard Berisha, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Kosovën, edhe në qoftë se aktivizohet në një pozicion jo ideal për të. Futbollisti i Akhmat Grozny-t thotë se e ka fituar besimin e Glihës me angazhimin e tij maksimal.

“Kemi kaluar momente jo të mira, por falë angazhimit treguam karakter dhe se mund t’ia dalim veç të bashkuar. Faleminderit klubit, presidentit, që për asnjë moment nuk më kanë nxjerrë probleme për të përfaqësuar Kosovën. Ata e dinë çfarë do të thotë të japësh kontribut për vendin tënd.”

Pozicioni në fushë: “Nuk kam luajtur shumë në këtë pozicion, veç dy-tri ndeshje në karrierë, por kur ta kërkon Kosova, vendi ynë s’mund ta përshkruaj. Unë jam i gatshëm. Dua të falënderoj tifozët, veç të bashkuar mund t’ia ndalim. Ne jemi munduar gjithmonë të japim më të mirë, me punë mund t’ia dalim.”

Besimi i Glihës: “Trajneri ka një besim shumë të madh, e ndien se unë angazhohem shumë dhe asnjëherë nuk kam thënë jo, gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën. Nganjëherë nuk kam qenë në formën e duhur, por kam dhënë gjithmonë maksimumin.”

Ndeshja me Zvicrën: “Të luash në Bazel do të thotë sikur luan në Kosovë. E kemi treguar edhe në ndeshjet në “Fadil Vokrri”. Duhet të tregojmë që mund t’ia dalim dhe që luftojmë për njëri-tjetrin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat