Allegri në ankth përpara ndeshjes ndaj Interit, Locatelli lë kombëtaren pas një dëmtimi

Futboll

Allegri në ankth përpara ndeshjes ndaj Interit, Locatelli lë kombëtaren pas një dëmtimi

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 16:48
Manuel Locatelli

Manuel Locatelli nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e kombëtares së Italisë kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Mesfushori i Juventusit, siç shpjegohet nga trajneri Luciano Spalletti, u dërgua në shtëpi pasi nuk ishte në gjendje për të luajtur në dy sfidat në fjalë.

Locatelli ësthë rikthyer në Torino dhe shqetësimi i Allegrit është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e madhe kundër Interit.

Testet instrumentale të kryera në Ceverciano gjatë kampit stërvitor me kombëtaren nxorën në pah një frakturë të lehtë, pak të zhvendosur në brinjë dhe kështu Locatelli do t’i nënshtrohet një terapie specifike për disa ditë. Rikthimi i tij në stërvitje apo në fushë nuk është vendosur ende dhe Juventus njoftoi se kjo gjë do të varet nga simptomat e dëmtimit dhe dhimbja e lojtarit.

Mesfusha e Juventusit është në alarm, pasi Pogba dhe Fagioli janë të pezulluar, Locatelli tashmë me një dëmtim, dhe Cambiaso me një kavilje të fryrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat