Totti: Romës i duhet Mourinho!

Futboll

Totti: Romës i duhet Mourinho!

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:04
Totti

Francesco Totti, në një intervistë të dhënë së fundmi vlerësoi punën e trajnerit të Romës, Jose Mourinho dhe foli gjithashtu për të ardhmen e portugezit, duke e këshilluar atë të qëndrojë te “verdhekuqtë”.

“Mourinho është një nga më të mëdhenjtë në botë, statistikisht së bashku me Ancelottin, ai është trajneri që ka fituar më shumë trofe. Në 2 vjet ai preku dy finale europiane, ndërsa fitoi Conference League-n, gjë që në historinë e këtij klubi nuk ishin arritur kurrë dy finale radhazi në 25 vitet e fundit. Si tifoz i Romës do ta falenderoj për jetë.

Për mendimin tim trajnerët e mëdhenj duhet të qëndrojnë në skuadra të mëdha. Mourinho duhet të qëndrojë te Roma.”-deklaroi ai.

“Kyçi” portën ndaj kampionëve, Berisha në formacionin e javës në Serie A

Më pas Totti foli fjalë të bukura edhe për sulmuesit e Romës, të cilët theksoi se i preferon mbi ata të Interit: “Dybala është pikëmbështetja e skuadrës është ai që luan lojën.

Së bashku me forcën e Lukakut, del një binom i mirë, që të gjithë do ta dëshironin në Serie A. Mes tyre dhe Lautaro-Thuram unë zgjedh Dybala-Lukaku, për mua është çifti perfekt dhe shpresojmë që ata të na e tregojnë këtë gjë sa më shpejt.

Për Dybala-n varet nga problemet fizike, Lukaku nga ana tjetër është gjithmonë gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat