Messi rrëmben edhe një çmim

Futboll

Messi rrëmben edhe një çmim

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Messi

Pas “Topit të Artë”, Lionel Messi ka fituar edhe zemrat te Inter Miami në Shtetet e Bashkuara.

Vetëm pak muaj pasi zbarkoi në Amerikë, ylli argjentinas shpalosi të gjithë talentin, duke shënuar 11 gola në 14 ndeshje të luajtura.

Kjo bëri që Messi të fitojë çmimin “Lojtari më i Mirë” i vitit 2023 te skuadra nga Florida.

Ai pason Gonzalo Higuain, me synimin që të përmirësojë rekordin e golave të shënuar nga ish-shoku i ekipit te përfaqësuesja e Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat