A do ta transferonte Mbappen në Madrid?

Futboll

A do ta transferonte Mbappen në Madrid?

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Mbappe

Kylian Mbappe ua ka zgjatur veshët madrilenëve në vitet e fundit.

Ylli francez shihej afër Real Madridit në çdo afat kalimtar të verës, në vitet e fundit, por në fund nuk ndodhte asgjë dhe lojtari vazhdonte të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Por, si është disponimi i futbollistëve “Los Blancos”!?

A do ta donin ata në ekip nënkampionin e botës dhe njërin prej lojtarëve më të mirë në botë të momentit!?

Për këtë është pyetur sulmuesi i krahut, Rodrygo, i cili i ka idetë e qarta, ndonëse ai nuk ka asgjë në dorë në këtë aspekt.

“A do ta transferoja Mbappen nëse do të mundja? Natyrisht, ai është një top lojtar.

Por, duhet ta pyesni klubin, jo mua”, u shpreh përfaqësuesi brazilian për “Partidazocope”.

Reali do të tentojë ta transferojë ish-futbollistin e Monacos në verën e vitit 2024 pasi atij do t’i skadojë kontrata me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat