Berisha: Në Zvicër stadiumi do të jetë i mbushur me shqiptarë

Futboll

Berisha: Në Zvicër stadiumi do të jetë i mbushur me shqiptarë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:55
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës pas fitores së realizuar kundër Izraelit u është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet më 18 nëntor në Bazel.

Pas stërvitjes opinionin e tij rreth paraqitjes kundër Izraelit dhe pritjeve të tij për duelin e radhës në Bazel e dha Bernard Berisha.

“Izraeli? Ishte ndeshje shumë me rëndësi për ne, duke marrë parasysh se paraqitja me Andorrën ishte shumë e mirë dhe ishte e nevojshme që të vazhdojmë këtë hap të mirë. Kemi qenë të gjithë të motivuar për këtë fitore dhe duhet të vazhdojmë kështu, ngase kualiteti ynë është shumë i madh dhe duhet t’i shfrutëzojmë mundësitë që i kemi.

Sot ka qenë stërvitja e parë pas lojës, ngase dje kemi bërë rigjenerim në hotel”.

Gjithçka po shkon mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, duhet të tregojmë disiplinë dhe të tregojmë se mundemi dhe nëse kem synime për të ardhmen duhet të jemi sa më të bashkuar”.

“Në Zvicër do të jetë ndeshje pak më ndryshe sepse edhe stadiumi do të jetë i mbushur me shumë shqiptarë. Për ne duhet të jetë motivi edhe më i madh dhe të tregojmë karakter dhe të jemi sa më shumë të bashkuar për t’ia arritur qëllimeve që i kemi në të ardhmen”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat