Kush do të organizojë turneun Rama - Domi? 

Futboll

Kush do të organizojë turneun Rama - Domi? 

Nga: K. Goca Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 20:18
Faton Domi e Favzi Rama

Edhe një javë dhe shënohet 36 vjetori i vdekjes tragjike të futbollistëve të gjeneratës së artë të Prishtinës, Favzi Rama dha Faton Domi.

Në vjeshtën e vitit 1987, Rama luante për Lirinë e Prizrenit dhe Domi për Vëllaznimin e Gjakovës.

Me 22 nëntor të vitit 1987, disa orë pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi (1:0, ndeshje e Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes) Rama e Domi humbën jetën tragjikisht në Volljakë të Klinës.

Kush do të organizojë turneun Rama - Domi? 

Është një marrëveshje mes klubeve (Prishtinës, Lirisë, Vëllaznimit dhe Dukagjninit) që me rotacion të organizojnë turneun çdo vit.

E dyta, ky turne ende nuk është zyrtar në kalendarin e Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Ky turne është mirë të jetë në kalendarin e FFK-së, kur dihet pesha si lojtarë e Ramës dhe Domit, dy emra të mëdhenj të futbollit, të cilët për 4 vite luajtën për Prishtinën në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.  

Nuk dihet ende se cili nga klubet e lartpërmendura do të organizojë turneun “Rama - Domi”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat