Boateng: Leao, shumë i fortë

Futboll

Boateng: Leao, shumë i fortë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:36
Leao

Kevin-Prince Boateng, i cili në muajin gusht njoftoi fundin e karrierës në moshën 36-vjeçare, ka folur për Rafael Leãon, sulmues portugez i Milanit, duke e krahasuar me Mario Balotellin, i cili gjithashtu ka luajtur për kuqezinjtë.

“Unë e dua Balotellin, për mua ai mund ta kishte fituar Topin e Artë tri herë.

Rafael Leao? Ai është shumë i fortë, por Mario Balotelli ishte në një nivel tjetër, ishte fenomen”, tha ai në një intervistë për Vox to Box, në TV Play.

Pyetjes nëse preferon De Zerbin apo Allegrin, Boateng u përgjigj: “Si më pëlqen futbolli, them De Zerbi. Por unë them De Zerbi para të gjithëve, madje edhe para Guardiolës”.

Ish-lojtari ganez deklaroi gjithashtu se Messi dhe Maradona nuk mund të krahasohen: “Nëse flasim për talent të pastër, askush nuk i afrohet Maradonës, madje as Pelesë. Por Messi ndryshoi futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat