Kombëtarja U19 pret Irlandën, djemtë e Bulkut “sfidohen” nga Roko Vata

Futboll

Kombëtarja U19 pret Irlandën, djemtë e Bulkut “sfidohen” nga Roko Vata

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:06
Shqipëria

Kombëtarja U19 pret Irlandën, djemtë e Bulkut “sfidohen” nga Roko Vata!

E para që do të zbresë në fushë nga Kombëtaret shqiptare, këtë muaj nëntor, do të jetë kombëtarja 19-vjeçare, me këta të fundit, që do të përballen mesditën e sotme, në “Elbasan Arena”, me Kombëtaren e Irlandës.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Ervin Bulku do të ketë përballë një përfaqësuese më shumë potencial e që për “ironi të fatit” udhëhiqet në sulm nga një shqiptar, e më konkretisht nga djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Roko Vata.

Ndërkaq, përveç kësaj sfide, Kombëtarja e 19-vjeçarëve do të zhvillojë dhe plot 2 përballje të tjera këtë muaj, ku sërish në orën 14:00, në “Elbasan Arena” do të presë Belgjikën, më 18 nëntor dhe Slloveninë, më 21 nëntor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat